Bora tregon me dy foto dashurinë për Donald Veshajn

Bora tregon me dy foto dashurinë për Donald Veshajn

March 12, 2021 0

Bora Zemani ishte e ftuar në puntatën e parë të spektaklit “Binjakët” dhe prej aty rrëfeu gjithçka që ne nuk kishim ditur për marrëdhënien me Donaldin.
“Kur të kam parë për herë të parë e dija atë kohë që Jonida Maliqi ishte e lidhur me njërin nga binjakët dhe mendova me vete ishalla nuk është ky ai që është lidhur Jonida”, tregoi Bora.
Teksa ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush luan” disa muaj më parë, moderatorja pranoi hapur se Donaldi është dashuria e saj më e madhe.
Sot Bora ka publikuar dy foto, ku në njërën prej tyre shfaqet ajo duke “i shtrydhur” fytyrën Donaldit dhe më pasi ai bën të njëjtën gjë me të. Edhe pse kanë qenë larg syrit të publikut këto kohë, çifti duket se po jetojnë momentet më të bukura bashkë.

/revista.one/