“Kam një fytyrë pa filtra, por më shajnë dhe fyejnë”, Albi Nako ankohet në emisionin “T’ka mami yll”

“Kam një fytyrë pa filtra, por më shajnë dhe fyejnë”, Albi Nako ankohet në emisionin “T’ka mami yll”

October 3, 2021 0

Në “ABC News” ka nisur emisioni i ri- dance reality show “T’ka mami yll”, ku fëmijët do të garojnë përballë njëri-tjetrit.

Njëri ndër konkurrentët, Mikele nga Vlora ka treguar për jurinë dhe publikun se në shkollë është bullizuar nga shokët, të cilët e kanë quajtur vajzë pasi kërcen njësoj si vajzat, siç thonë ata.

Kështu, nisur nga historia e Mikeles dhe për t’i dhënë zemër të gjithë atyre që kanë kaluar apo po kalojnë të njëjtën gjë, Albi Nako ka treguar se edhe ai vetë ka rënë “pre” e bullizmit dikur.

“Unë vlonjat jam me origjinë dhe më kanë respektuar vërtetë meshkujt, por nuk e përjashtojë faktin që bullizimi ndodh. Edhe mua mund të më ketë ndodhur në rininë time të hershme dhe në fëmijëri, por janë gjëra që kanë kaluar”, është shprehur Albi.

Më herët, Nako ka treguar se bullizohet shpesh për fytyrën nga ndjekësit e tij, teksa u shpreh se nuk e mban veten për të bukur dhe nuk përdor filtra.

“Sa herë publikoj foto apo video vijnë mesazhe fyese. Unë nuk e mbaj veten për të bukur dhe njerëzit janë kapur me lëkurën dhe fytyrën time. Unë kam një fytyrë pa filtra. Shpresoj që hallet e shqiptarëve të jenë te fytyra ime”.

revista.one/