Në Angli, 5000 shoferë emigrantë shqiptarë ofrohen të punojnë falas për kapërcimin e krizës së karburanteve

Në Angli, 5000 shoferë emigrantë shqiptarë ofrohen të punojnë falas për kapërcimin e krizës së karburanteve

October 3, 2021 0

Mbi 5,000 shqiptarë me banim në Britaninë e Madhe janë të gatshëm të punojnë falas, për të ndihmuar vendin të kapërcejë krizën e hidrokarbureve me të cilën po përballet prej disa ditësh.

Ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar Qirjako Qirko në një prononcim “The Guardian” ka thënë se nëse Qeveria Britanike do të donte, Shqipëria mund të ofrojë 5,000 nga shoferët më të mirë, menjëherë si ndihmesë për trajtimin e krizës së karburanteve.

Sipas Qirkos më shumë prej 150,000 shqiptarëve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar do të punonin falas nga mirënjohja për britanikët. “Shqiptarët janë gati të punojnë pa pagesë që qeveria britanike të kapërcejë këtë problem” tha ai.

Qeveria Britanike po përballet me munges të karburantit në Londër dhe Anglinë jug-lindore.

Ka mjaft karburant në rafineritë në Mbretërinë e Bashkuar, por mungesa e shoferëve ka ngadalësuar transportin e saj në disa pika karburanti gjë që ka çuar në munges të karburantit në disa pjesë të vendit, në veçanti në Londër dhe në jug-lindje.

Të hënën rreth 200 personel ushtarak, përfshirë 100 shoferë, do të fillojnë dërgesat për të ofruar mbështetje “të përkohshme” transporti.

Gjatë intervistës së tij Qirko përmendi ndërhyrjen e NATO -s në Kosovë në vitin 1999 për shpëtimin e qindra shqiptarëve etnikë dhe tha: “Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar do të punonin falas për këtë vend për shkak të asaj që ky vend ka bërë për ta… Ne i jemi mirënjohës përgjithmonë qeverisë dhe ushtrisë të këtij vendi, për atë që bënë për vëllezërit tanë në Kosovë.”

revista.one/