“Kam qenë i dëmtuar, i thashë Rejas jam gati”! Broja jep mesazhin emocionues: Jemi shtet i vogël, por kemi shpirt!
October 9, 2021Armando Broja ishte njeriu i ndeshjes. 20-vjeçari hyri si zëvendësues duke shënuar golin e fitores ndaj Hungarisë, që i jep Shqipërisë shumë shpresa për të arritur kualifikimin në Botëror. Pas ndeshjes, Broja u shpreh për mediat:
PARASHIKIMI: Gjithmonë kam besim, në të gjitha ndeshjet kam qejf të bëj gol dhe të ndihmoj skuadrën. Shënova, i dhashë skuadrën fitores dhe më vjen mirë.
TITULLAR: Kam qenë i dëmtuar pardje në stërvitje, dhe trajneri më pyeti a je 100% i thashë “PO” pasi për fanellën, për Shqipërinë bëj gjithçka, hyra me besim të bëj golin të ndihmoj ekipin dhe morëm 3 pikët. Për Poloninë do të shohim në stërvitjen nesër, por sot në ndeshje isha mirë, e kisha mirë këmbë.
VENDI I DYTË: Vendin e dytë do ta besojmë deri në fund, kemi dëshirë të luajmë në Botëror është gjë e madhe, pasi nuk jemi vend i madh por kemi shpirt, shyqyr që morëm tre pikë, duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të përqendruar për sfidën me Poloninë.
Fitorja ndaj Hungarisë rrit shpresat e Shqipërisë për të arritur “play-off”-et e Kupës së Botës. Një fitore kjo që i jep vetëbesimin e duhur që të luajë gjithçka për gjithçka në “Air Albania“ kundër Polonisë në 12 tetor.Pas sfidave të sotme, Shqipëria është përsëri e dyta në grup, me 15 pikë të arritura deri tani në kualifikueset e Botërorit 2022, falë 5 fitoreve e vetëm 2 humbjeve në 7 ndeshjet e luajtura.
Para kuqezinjve është me 19 pikë vetëm Anglia e cila mposhti me shifrat 5-0 skuadrën e Andorrës.Ndërkohë, 1 pikë pas kuqezinjve është Polonia, rivali i radhës i Shqipërisë, që mundi po 5-0 San Marinon para duelit që do të luajë në ”Air Albania” të martën.
Natyrisht që duhet një fitore për të mbajtur sa më larg Leëandoëskin me shokë, sepse kalendari flet për polakët të cilët pas Shqipërisë do të luajnë me Andorrën dhe Hungarinë. Ndërsa Shqipëria do të luajë ndaj Anglisë dhe Andorrës.
Në takimin ndaj Hungarisë, Shqipëria humbi një nga lojtarët më të rëndësishëm të saj që në minutën e 27′ të sfidës ndaj Hungarisë, Berat Gjimshitin.Pas një harkimi në zonë, përplasja mes tij, Berishës dhe Ismajlit bëri që të kërkohej menjëherë ndihma e mjekëve.
Gjimshiti humb ndeshjen me Poloninë dhe do të duhet të qëndrojë 1 muaj jashtë, me shpresën që ta paktën të jetë gati për duelet e nëntorit.
Kronika e lojës:
Një pjesë e parë pa asnjë goditje në portë, ndërsa në të dytën kuqezinjtë shkuan shumë pranë golit me Myrto Uzunin dy herë dhe Klaus Gjasulën në pjesën e dytë, por pa rezultat deri kur trajneri Reja vendos të freskojë sulmin me aktivizimin e Manajt dhe Brojës.
Pikërisht sulmuesi i Southmptonit në Premier League bën gjithçka në mënyrë perfekte në minutën e 80′, duke dribluar këdo që gjen përpara dhe duke dërguar topin në rrjetë, nga një kënd gati-gati i pamundur.
revista.one/