Trajleri me targë RMV godet veturën, vdes një grua plagoset një tjetër në Xibrakë

Trajleri me targë RMV godet veturën, vdes një grua plagoset një tjetër në Xibrakë

October 9, 2021 0

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Efshatin Xibrakë të Elbasanit.

Një grua 54 vjeçare nuk mundi dot t’i mbijetojë plagëve të marra nga ky aksident dhe për pasojë humbi jetën.

Makina ku ajo udhëtonte u përplas me një kamion dhe për pasojë zonja në fjalë humbi jetën. Ndërkohë aksidenti shkaktoi trafik në rrugë.

Njoftimi i policise:

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 09.10.2021, rreth orës 18:33, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrakë, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin V.J., nga Maqedonia e Veriut ,është përplasur me mjetin tip “Cintron “, me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë shtetasja F.G., rreth 54 vjeçe dhe është plagosur shtetasja G.M., rreth 37 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në mjetit tip “Cintron “.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

revista.one/