Kaosi në derbin Nice-Marseille,grushta e përplasje mes lojtarëve

Kaosi në derbin Nice-Marseille,grushta e përplasje mes lojtarëve

August 23, 2021 0

Në derbin Nice-Marseille, me vendasit që po udhëhiqnin 1-0 ndeshjen dhe me një stadium të tejmbushur, ndodhën skena kaosi e të padenja për një nivel të tillë ku u përfshinë tifozë, lojtarët e të dyja skuadrave madje edhe trajnerët.

Ishte minuta e 74’ kur nga një goditje këndi, Payet u godit me sende të forta nga sektori I ultrasve të Nice dhe lojtari francez nuk përtoi t’ua kthente edhe ai duke i gjuajtur tifozët kundërshtar. Kaq shërbeu për të nisur kaosin në fushë teksa i gjithë sektori Ultras zbriti në fushë duke sulmuar lojtarët.

Një kaos i vërtetë ku u përfshi edhe trajneri i Marseille, Sampaoli e nga pamjet duken qartë skenat e dhunës. Ndeshja u ndërpre por që pamjet që vijnë nga një kampionat elitar lënë për të dëshiruar.

revista.one/