“Karton i kuq” Klodian Duros, Drini Zeqo mund të futet sërish në Big Brother
January 21, 2024Pas një deklarate tepër të rëndë dhe të patolerueshme që është bërë pas spektaklit të ‘BBV3’ mbrëmë, një zarf i zi ka ardhur brenda shtëpisë ditën e sotme. Bëhet fjalë për Klodian Duron, i cili me tepër ‘krenari’ tregoi për dhunën që kishte ushtruar ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Ajo çka u deklarua prej Klodian Duros, bie ndesh me rregullat e programit dhe me normat e shoqërisë ku jetojmë, kështu që në mënyrë të menjëhershme ai është përjashtuar nga formati.
Pas skualifikimit të Klodianit, Vëllai i Madh dha një mesazh për të gjithë banorët e tjerë, që të jenë shumë të kujdesshëm me fjalët dhe veprimet e tyre që lidhen me dhunën.
Klodian Duro, teksa ishte duke darkuar me banorët e tjerë është drejtuar me një ton dhe fjalor tepër të ashpër ndaj Rikes.
Klodian Duro, përpara se të hynte brenda shtëpisë së ‘BBV3’ ka qenë i denoncuar. Kjo për arsye se përndiqte ish-bashkëshorten e tij. Fatkeqsisht ai i shpëtoi burgosjes, por mbrëmjen e së shtunës ai bëri deklarata shumë të mëdha të cilat me shumë siguri do t’i paguajë shtrenjtë:
Klodian Duro: Ruhuni nga mua se unë kur kam rrahur gruan time, e di si më dukeni ju apo jo? Ruhuni!- është shprehur ai, teksa në mënyrë të menjëhershme hyn Meritoni i cili siç duket do të ‘mbulojë’ fajet e Klodianit.
Meritoni: Shsh, larg qoftë! Unë e di që s’je ti ai!
Klodian Duro: E kupton? E kam rrahur ngaqë më mbante gocën time dhe e rraha, e kupton?
Meritoni: S’je ti ai!
Klodian Duro: Ruaju po t’them se mos do më thush nuk të kam thënë! Po i futa dhe nja dy gota raki, s’e kam kohë që se kam provuar.
Meritoni: Shsh. Ndërroje atë muhabet. As në hajgare mos ta dëgjoj me atë muhabet, se të vlerësoj shumë!
Rikujtojmë se natën e hyrjes së Klodit në format, moderatori Ledion Liço e preku situatën e mëparshme të Klodit dhe para se të hynte brenda në shtëpi ai i tha: ‘Shpresoj t’ja rrëfesh publikut të vërtetat.’
Ndërkohë, Drini Zeqo mund të hyjë sërish në Big Brother. Ai ishte i pari personazh që hapi dyert e ‘Big Brother Vip’ dhe i pari i cili la garën për arsye familjare. Dalja e tij nga shtëpia më e famshme, erdhi e papritur për publikun derisa dje tregoi për herë të parë arsyen që çoi në vendimin për të lënë lojën për çmimin e madh.
Gazetari tregoi se motra e tij vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ditët e fundit ajo kishte shfaqur shqetësime të tjera, e se duhej të ndodhej pranë saj.
I ftuar në ‘Fan Club’, sot Drini nuk përjashtoi mundësimi e një rikthimi në ‘reality show-n’ e famshëm.
“Nuk i dihet asnjëherë. Unë them vetëm se nuk i dihet jetës dhe Vëllai i Madh ka forma të mistershme si i lëviz duart. Në një javë kanë ndodhur kaq shumë gjëra sa nuk është çudi që në 3 muaj apo më shumë të ndodhin çudira të tjera”, tha Drini Zeqo.
Opinionistja Ina Kollçaku i tha Drinit se i vjen keq që një personazh me vlerë si ai ndodhet jashtë shtëpisë, ndërsa ai ia ktheu: “Prit një herë se mos futem prapë”.
revista.one/