“Kauza e tij është shumë e fuqishme”, Olta Gixhari fanse e Meritonit në “BBV3”

“Kauza e tij është shumë e fuqishme”, Olta Gixhari fanse e Meritonit në “BBV3”

April 2, 2024 0

E ftuar dje në “Big Brother Radio” në një lidhje telefonike me TAR ishte ish-banorja e “BBV2”, Olta Gixhari.

Ajo u shpreh për gjithçka, analizoi banorët dhe situatat e “BBV3”, teksa na tregoi ndjesitë e saj gjatë pritjes së ëmbël.

Duke qenë se shpeshherë është krahasuar në rrjet me banorët e këtij edicioni të Big Brother Vip, Olta tregoi se si i ka pritur këto komente.

E teksa ajo ka reaguar ndaj Meritonit në rrjete sociale, sot Olta Gixhari ka shpjeguar postimin e saj.

Meritoni nuk është te lojtarët e mi të preferuar, deri tani nuk ka tiparet e një fituesi. Por atë ditë që ndoqa ‘prime’, kauza e tij është shumë e fuqishme. Po flas si një nënë, unë do kisha vajtur deri në fund të botës për fëmijët e mi, në kuptimin e kauzës e kam unë atë që shpresa, ‘uroj që ta fitosh’. Nuk kam një të veçuar, janë disa që po spikasin mesa kam kuptuar”-u shpreh Olta.

Teksa u pyet se cilët janë banorët që mendon se do të shkojnë në finalen e “BBVIP”, aktorja tha se Meriton Mjekiqi, Julian Deda, Romeo Veshaj, Heidi Baçi mund të jenë 4 finalistët e këtij sezoni, ndërsa për atë të 5-tin Olta tregoi se është mes Jetmir Salaj dhe Françeska Murati.

“Mendoj Meritonin për shkak të kauzës që ka. Uroj që kur të vijë ai moment, mos të dalë të shkojë pas të dashurës së tij. Shoh në finale Julin padiskutim, Heidin, Romeo si një përfaqësues i denjë i djalit të mirë. Jam mes Jetmirit dhe Françeskës”– tha aktorja.

Së fundmi gjatë një lidhje telefonike në emisionin “Pardon my French”, ndër të tjera ajo ka komentuar edhe lojën e banorëve të këtij sezoni në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Një ndër situatat që bëri bujë ne median rozë ishte përjashtimi i Egla Cenos nga shtëpia, ndërsa në faqen e BBV është publikuar një video e saj e mbyllur brenda një dhome me mure të bardha, duke nxituar aludimet e publikut se Egla do të bëhet sërish pjesë e garës për të fituar çmimin e madh.

Megjithatë Olta mendon se aktorja nuk do të rikthehet sërish në shtëpinë e “BBVIP”, sepse sipas saj videoja ishte një gënjeshtër për 1 prillin, por nëse ndodh e kundërta dhe aktorja futet në shtëpi, ish-banorja i uroi fitore Eglës.

“Mendoj që video e Eglës është gënjeshtër për 1 prillin nga “Vëllai i Madh”, por nëse Egla kthehet uroj që ta fitojë“- tha Olta.

revista.one/