“Ke kurajo të pacipë”, opinionistët nuk “për’puthen” për rininë e Tik Tok-ut

“Ke kurajo të pacipë”, opinionistët nuk “për’puthen” për rininë e Tik Tok-ut

October 6, 2022 0

Arjan Konomi dhe Neda Balluku, dy opinionistët e Për’puthen përplasën me njëri-tjetrin. Madje, ata ofendojnë edhe njëri-tjetrin, ku më pas ndërhyn moderatorja Ori Nebiaj për të shuar paksa debatin mes tyre.

Pjesë nga debati:

Neda: Fjalia e parë që the në emision ishte “Ku e gjetët”? Më gjetën o Zotëri. Më gjetën aty ku humbe ti
Arjani: Unë e thashë për batutë. Unë bëra batutë dhe e thashë me të qeshur.
Neda: Ishte batutë? Bëje si burrat dhe…
Arjani: Kjo e paska me mua…Meqë po e zgjat dhe nuk je e vetëdijshme për atë që the…
Neda: E ke tipike këtë që thua ti sepse gocat për ty ose kanë probleme me veten, ose nuk janë të ndërgjegjshme
Arjani: Pate pafytyrësinë më të madhe javën e kaluar ku më the se këta janë rinia e televizionit e jo rinia e Tik-Tok. Po unë njoh rininë e Tik-Tok, rininë e televizionit, rininë e rrugës, rininë e dështuar, rininë e suksesshme. I njoh të gjithë.
Ti që më vjen nga Big Brother më vjen këtu mua e më tregon rininë. E kupton se cfarë kurajo të pacipë që ke ti…
Neda: Ik bëj ndonjë reklamë te Medreseja, ik bëj.

Më tej opinionistët kanë diskutuar edhe për personazhin e Shekspirit “Lady Makbeth”:

revista.one/