Keisi publikon momente hot nga xhirimet në Turqi, Ronaldo Sharka ngacmon Kristin në pozat e saj

Keisi publikon momente hot nga xhirimet në Turqi, Ronaldo Sharka ngacmon Kristin në pozat e saj

June 8, 2023 0

Historia e Keisi Medinit dhe Krist Aliajt përfundoi që brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, pa nisur mirë, por komentet vazhdojnë.

Gazetari dhe moderatori Ronaldo Sharka, që ishte banor i shtëpisë së Big Brother VIP, duket se s’ka ndërmend t’i lërë ngacmimet për dy miqtë e tij.

Keisi ka postuar disa momente hot në llogarinë e saj në Instagram, teksa ndodhet në Turqi për xhirimet e “Kepit të VIP-ave”. Mirëpo mori vëmendje komenti i Ronaldos, që etiketon Kristin dhe i shkruan: “Fol po deshe”

Komenti është ende pa përgjigje, ndërsa ndjekësit kanë qeshur me ngacmimet e Ronaldos.

revista.one/