Kënga e NOIZY-t dhe “D-Block Europe”: “Jam shqiptar, jam shqiponjë”

Kënga e NOIZY-t dhe “D-Block Europe”: “Jam shqiptar, jam shqiponjë”

March 22, 2024 0

Shpesh këngët që prekin zemrat e fansave bëhen virale dhe kështu ndodhi edhe me këngën “Eagle” të reperit Noizy në bashkëpunim me grupin britanik të hip-hopit “D-Block Europe”.

Kënga e cila është shpërndarë gjithandej në TikTok ka tërhequr vëmendjen e një audience të gjerë, veçanërisht të përdoruesve shqiptarë që nuk kanë ngurruar të shprehin krenarinë kombëtare përmes videos me ritmet e kësaj kënge.

Fraza e famshme “I think I’m Albanian, I’m an Eagle (Mendoj se jam shqiptar, jam një shqiponjë)” duket se ka bërë xhiron e TikTokut, duke u shfaqur në video të shumtë që përcjellin energjinë dhe frymën e këngës.

Suksesi i këngës “Eagle” si hit nuk është vetëm në TikTok, por edhe në skenën e gjallë të koncerteve.

Kjo u dëshmua nga videot që qarkulluan në rrjetet sociale nga një koncert spektakolar i D-Block Europe i mbajtur në “The O2 Arena” të Londrës.

Në video, mund të shihet se shumica e pjesëmarrësve në sallë shprehnin me zë të lartë tekstin e këngës, një moment që pa dyshim do të mbetet i paharrueshëm për grupin.

Ndërkohë, në kanalin YouTube ky bashkëpunim ka tejkaluar shifrën e shtatë miliardë shikimeve.

@vicerversa

#CapCut I THINK IM ALBANIAN 🇦🇱🇦🇱🤣 . . Would you finish the lyrics ❓ #fyp #foryou #viral #ithinkimalbanian #albanian #dblock #dbe

♬ original sound – vicerversa

revista.one/