Kënga “Frymë” e Luiz Ejllit mban vendin e gjashtë si më e dëgjuara në të gjithë botën

Kënga “Frymë” e Luiz Ejllit mban vendin e gjashtë si më e dëgjuara në të gjithë botën

November 25, 2023 0

Kënga “Frymë” e Luiz Ejllit ka thyer rekordet! Më 23 nëntor 2023, kënga u ngjit në vendin e 6 si më e dëgjuara në të gjithë botën. Artisti dhe ish-banori i “Big Brother VIP 2”, e publikoi këtë këngë para dy ditësh dhe ia kushton vajzës që presin së bashku me partneren e tij, Kiara Tito.

Mes vargjeve plot ndjenjë për vajzën që presin, në video janë disa prej momenteve më të bukura të këtyre muajve plot emocione. Çifti e mbajti të fshehur lajmin e veçantë dhe zgjodhën ta bënin publik përmes këngës.

“Ne kur e mësuam lajmin na la pa frymë dhe mezi kemi pritur ta ndajmë edhe me ju. Jemi të mbushur me emocione, pasi shumë shpejt do të vijë në jetë fryti i dashurisë sonë, që mezi presim t’i shohim sytë dhe t’i prekim duart.. Kjo është për të gjithë ju që prej fillimit keni përjetuar me ne çdo emocion të historisë sonë të bukur të dashurisë. Do të bëhemi 3”, shkruan moderatorja dhe artisti në Instagram.

revista.one/