Bledi kishte bërë këngë për Efin, ja si veproi me projektin

Bledi kishte bërë këngë për Efin, ja si veproi me projektin

March 23, 2022 0

Dje në puntatën e rradhës së emisionit të dashurisë “Për’puthen”, është konfirmuar edhe më shumë krisja e marrëdhënies së Bledit me Efin.

Edhe pse u duk sikur Bledi ka qenë një nga konkurrentët që ka treguar më shumë interes për Efin, gjërat midis tyre kanë ndryshuar dhe kjo gjë është vërtetuar nga deklarata e konkurrentit, i cili u shpreh se edhe pse kishte vendosur t’i dedikonte këngë, tashmë e kishte tërhequr mbrapsht këtë vendim.

Gjatë transmetimit të takimit të tij me Lauretën, Bledi u shpreh se kishte hequr dorë nga kënga për Efin. Ai tha se konkurrentja kishte qenë frymëzim për të shkruar tekstin, por këtë gjë do ta anulonte duke e përgatitur këngën nga fillimi.

Laureta dhe Bledi u shfaqen shumë afër njëri-tjetrit në takimin e tyre, ku duket sikur gjërat po shkojnë mjaft mirë. Afrimiteti midis dyshes sa vjen e shtohet, duke u bërë kështu një arsye më shumë që Bledi të shkëpusë përfundimisht marrëdhëniet me Efin, me të cilën fillimisht u duk sikur mund të krijohej një histori.

Rikujtojmë se disa puntata më parë, gjatë transmetimit të “PRIME”, edhe Mevlani hoqi dorë nga takimet me Efin, duke u shprehur se mendonte që kjo e fundit po bënte lojë me të.

revista.one/