Këngëtari Aleksandër Gjoka sëmuret në koncert dhe shkon në spital

Këngëtari Aleksandër Gjoka sëmuret në koncert dhe shkon në spital

July 9, 2021 0

Këngëtari Aleksandër Gjoka është dërguar me urgjencë në spital, pasi është ndjerë keq gjatë një koncerti mbrëmë në Berat. I ftuar në natën e dytë të Festës së Miqësisë, Gjoka është ndjerë keq në skenë.

Sipas raportimeve, ai ka qenë duke kënduar dhe në një moment ka pasur probleme me tensionin, ndaj dhe është marrë nga ambulanca për t’u shoqëruar në spital. Burime nga spitali bënë me dije se këngëtari ka pasur tension të lartë por që tanimë gjendja e tij është stabilizuar. Mësohet se ai ka pasur luhatje tensioni, megjithatë ka mundur ta përfundojë koncertin.

Më pas është paraqitur në spitalin rajonal të Beratit, ku ka matur tensionin dhe më pas ka bërë edhe një serum. Pasi është ndjerë më mirë këngëtari Gjoka ka lënë ambientet e spitalit për të vazhduar më pas agjendën e tij.

Aleksandër Gjoka ka qenë i ftuar për të kënduar në Pedonalen e Beratit, së bashku me këngëtarët Redon Makashin dhe Elton Deda. revista.one/