Këngëtari Blero kritikon Hoxhën, merr në mbrojtje femrat
April 15, 2021Në Kospvë ka shkaktuar reagime një shprehje e thënë nga hoxhë Shefqet Krasniqi. Deklarata se “gruaja e ka vendin në kuzhinë e burrat në odë”, u cilësua si gjuhë seksiste. Për këtë shkak pati reagime të shumta, përfshirë këtu edhe figurat publike.
Një reagim publik e ka bërë së fundmi edhe këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi.
“S’po mundem të besoj që ka njerëz që mendojnë se vendi i gruas është vetëm në kuzhinë. Vendi i gruas është në: oda, kuzhinë, familje, edukatë, kujdes, kulturë, pasuri, dashuri, mbijetesë, përgjegjësi dhe në plot kuptimin e fjalës është vet arsyeja që ne gëzojmë jetë”, ka shkruar Blero.
Reagime të ngjashme për deklaratat e hoxhës ka pasur edhe ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku. Po ashtu kanë reaguar shumë përfaqësues të shoqërisë civile. /revista.one/