Këngëtarja 25-vjeçe ndahet nga jeta/ Tayna prek me mesazhin për Rinesa Qeriqin: Ishte përpara kohës së vet

Këngëtarja 25-vjeçe ndahet nga jeta/ Tayna prek me mesazhin për Rinesa Qeriqin: Ishte përpara kohës së vet

October 23, 2026 0

Këngëtarja kosovare Rinesa Qeriqi, e cila njihej me emrin artistik Rinesancë, ka humbur jetën në moshën 25-vjeçare. Artistja e re vuante nga një tumor në tru, me të cilin ishte diagnostikuar në vitin 2025. Menjehere ka reaguar reperja Tayna, me të cilën ajo bashkëpunoi në këngën Nata, pjesë e albumit Genesis.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Tayna shprehu dhimbjen për humbjen e artistes, duke treguar se e vlerësonte prej kohësh për talentin, sinqeritetin dhe mënyrën e veçantë të të bërit muzikë.

Ajo kujtoi se, kur kishte vendosur të bashkëpunonte me artistë të rinj, Rinesa ishte ndër emrat e parë që i kishin ardhur në mendje.

Reperja tregoi se Rinesa i kishte dërguar disa këngë nga albumi i saj, të cilat e kishin mahnitur. Tayna vlerësoi gjithashtu përkushtimin e saj dhe faktin që krijimtaria e artistes kishte një identitet të veçantë.

Në mesazhin e saj, Tayna e përshkroi Rinesën si një artiste shumë përpara kohës së saj, si në shkrim e mendim, ashtu edhe në muzikë.

Ajo e cilësoi si një botë më vete dhe shprehu keqardhjen që nuk pati mundësinë ta takonte nga afër.

Tayna zbuloi se ditët e fundit e kishte pasur shpesh në mendje dhe ishte shqetësuar për të, por lajmi për vdekjen e saj e kishte tronditur.

Në fund, reperja i kushtoi një mesazh lamtumire mikeshës së saj, duke e kujtuar me dashuri dhe respekt

Lajmi i vdekjes së saj ka shkaktuar pikëllim mes kolegëve të muzikës. Alban Skënderaj e ka kujtuar përmes një mesazhi, duke zbuluar se Rinesa kishte interpretuar personazhin e Leas në një prej videoklipeve të tij.

“Prehu në paqe Rinesa. Dhe pse tepër shkurt, e jetove jetën me guxim, si një ‘Lea’ e vërtetë”, ka shkruar këngëtari.

revista.one/