Këngëtarja Enca Haxhia shijon jetën e natës në Dubai, tani rezidente e Emirateve

Këngëtarja Enca Haxhia shijon jetën e natës në Dubai, tani rezidente e Emirateve

May 25, 2022 0

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, javë më parë bëri të ditur se u bë banore rezidente e Dubait.

Ajo tashmë po e kalon të shumtën e kohës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe këtë e ka dëshmuar përmes disa fotografive që ka publikuar në rrjete sociale.

Artistja shqiptare së fundmi ka shpërndarë një video në InstaStory, ku shfaqet në një klub nate në Dubai.

Krijuesja e hitit “Suavele” duket se është e shoqëruar nga disa mikesha dhe se po argëtohen së bashku.

Ndonëse paragjykohet mjaft shumë për jetën dhe luksin që bën, 26-vjeçarja ka deklaruar se të gjitha gjërat i ka bërë me punë dhe përkushtimin në karrierë.

Prej disa muajsh, Enca nuk ka qenë aktive me këngë të re dhe se mungesa e saj në skenë është vënë re dukshëm.

Enca gjithashtu ka lënë anash edhe koncertet e mbrëmjet muzikore. revista.one/