“Kërcënime nga Dubai dhe Holanda”, intrigohet raporti i Atdheut ne Sarën
March 9, 2021Për’puthen pastaj bëhen “armiq”. Atdheu pretendon se i kanë ardhur telefonata e mesazhe kërcënimi nga Hollanda e Dubai, meshkuj të cilët i thonin t’i qëndronte larg Sarës.
Ai e akuzoi Sarën që kishte marrëdhënie jashtë emisionit, duke u shprehur se s’kishte pse t’i merrte aspak këto kërcënime kur s’kishte bërë asgjë kundër saj.
Por Sara tha se nuk e di për kë bëhet fjalë , ndaj i kërkoi Atdheut të mos i hidhte këto akuza pa prova.
Pavarësisht kësaj, Atdheu premtoi se do të tregonte provat, pasi e kishte gjetur edhe personin që i kishte bërë këto kërcënime.
Kjo ngjarje ka vazhduar edhe jashtë.
Disa djem i kanë dalë në pritë konkurrentit të “Për’puthen” për ta sulmuar, mirëpo fatmirësisht s’ka ndodhur asgjë e rrezikshme dhe Atdheu është mirë.
“Gjithmonë të drejtin s’e humb Zoti kurrë”, reagoi Atdheu në Instagram.
Pak javë më parë marrëdhënia mes Atdheut dhe Sarës në “Për’puthen” ishte shumë e afërt dhe puthjet mes tyre në emision bënë xhiron e rrjetit, duket se gjithçka ka përfunduar.
Atdheu s’mundi të ishte për disa ditë në emision për shkak të infektimit me Covid-19 dhe pikërisht këto ditë plasi bomba! Të vërteta të tjera janë nxjerrë në dritë, pasi konkurrentët kanë mësuar se mes Sarës dhe Rinianit ka ndodhur një puthje në prapaskenë.