Dyshimi e babait të 22-vjeçares që vdiq nga Covid: U infektua në spital

Dyshimi e babait të 22-vjeçares që vdiq nga Covid: U infektua në spital

March 9, 2021 0

Babai i së ndjerës, Anesti Jorgji, i cili ndër të tjera tha se pengu më i madh i tij ishte se nuk e kishte dërguar të bijën në një spital privat për t’u shëruar.
Duke folur në emisionin “Shqipëria live”, ai tha se, kishte dyshime që vajza e mori virusin në spital.
“Ka patur sëmundje bashkëshoqëruese fatkeqësisht. Fillimet e para kanë qenë kur ajo ka qenë 14 vjeçe, por falë këmbënguljes së saj, Euxhena arriti që t’i mposhte këto. Ishte një Euxhena e rregullt, e ne menduam se ajo kishte të gjitha mundësitë. Por ja që kjo sëmundje u shfaq sërish në janar, para se të infektohej me Covid. Ka bërë dy tampone që i dolën negativ, PCR ka dalë pozitive herën e dytë. Kam një peng se përse nuk e kurova vajzën në një spital privat për sëmundjen që kishte, e mori Covidi, i preu ëndrrat në mes. Nuk dua t’i ndodhë askujt kjo që më ndodhi mua. Dua t’i bëj thirrje të gjithëve të kenë kujdes. Unë kam dyshimet e mia, mos vajza ime ishte me Covid që në fillim. Mos vallë ia dha infermierja pa doreza? Mos vallë e mori në banjat e spitalit që e përdorte një pavion i tërë?”, u shpreh ai me lot në sy.
Babai i së ndjerës u shpreh se nuk e di nëse vajza e tij ka qenë me Covid kur është shtruar në spital në datëm 3 shkurt për lupus.
“Shqetësimet për vajzën erdhën kur u aktivizuan endemat në këmbë, e në gjithë trupin. Ajo që na shqetësonte si ne edhe mjekun, ishte se rrezikshmëria e virusit ishte e madhe. Vajza kur është shtruar ka patur vetëm simptoma të sëmundjes së saj më 3 shkurt, pa kollë, pa temperaturë. Nuk ka patur shenja Covid. Kanë qenë dy vajza në spital. Filloi njëra me temperaturë e më pas i nisi edhe vajzës sime. Më pas asaj tjetrës i nisi kolla dhe më pas edhe vajzës sime. Më 3 shkurt u shtrua për lupus te nefrologjia, më datë 9 bëri tamponin dhe më 11 doli rezultati pozitiv. Të nesërmen kanë lënë spitalin, nuk e dimë nga e mori. Shenjat e Covid, të temperaturës dhe kollës, ishin fillimisht te zonja”, shprehet ai.