Kiara jep performancë para Luizit: Po më shtohet dashuria për ty…

Kiara jep performancë para Luizit: Po më shtohet dashuria për ty…

February 11, 2023 0

Kiara realizoi performancën e saj me anë të këngës “Crazy in love”, ndërsa Luizi ishte protagonist në skenën që ajo interpretoi.

Më pas Kiara Tito e ka “bombarduar” Luizin me fjalë të ëmbla.

Teksa ndodheshin të ulur pranë njëri-tjetrit, ka qenë moderatorja ajo që ka folur dhe këngëtari ai që si në ëndërr ka dëgjuar fjalët që prej kohësh priste të dëgjonte.

“Nuk është normale. Aq më shumë që kalon koha, aq më mirë ndjehem me ty. Mund të vijë një ditë që thua u mërzita, u mërzita duke ndenjur me një njeri gjatë. Nxehesh, zihesh, por është komplet e kundërta. Sa më shumë rri, aq më shumë më shtohet dashuria,”-tha Kiara.