Kiara Tito hedh poshtë pretendimet se ka kopjuar linjën e saj të bikineve
July 3, 2023Menjëherë pasi Kiara Tito prezantoi linjën e saj të bikineve u pretendua se ajo ka kopjuar koleksionin e rrobave të banjës nga një tjetër brand ndërkombëtar.
Megjithatë këtë e ka demantuar vet Kiara në një prononcim për Top Channel, e cila ka thënë se këto janë gënjeshtra dhe se nuk është kontaktuar nga asnjë brand veshjesh për kopjim të dizajneve. Moderatorja ka thënë se linja e bikineve është e dizajnuar enkas për markën e saj.
Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito është aktualisht një prej emrave më të komentuar në showbizz.
Pjesëmarrja e saj në Big Brother VIP 2 dhe romanca me fituesin e këtij formati, Luiz Ejlli e ka kthyer në qendër të vëmendjes.
Këtë prezantuesja po e shfrytëzon duke sjellur projekt të ndryshme, krahas emisionit më të ri “Kepi i Vipave”, Kiara së fundmi lansoi edhe një linjë të bikineve në emrin e saj.
revista.one/