Kiara Tito shkëlqen në pozat e reja nga Turqia 

Kiara Tito shkëlqen në pozat e reja nga Turqia 

June 11, 2023 0

Moderatorja Kiara Tito, gjatë këtyre ditëve ndodhet në Turqi.

Kjo për të xhiruar emisionin e saj të ri “Kepi i VIP” që do të transmetohet së shpejti.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 ndërkohë nuk ka munguar në rrjete sociale me disa poza atraktive.

Ajo është shfaqur tërheqëse së fundmi me nje fustan të shkurtër ngjyrë të verdhë e të bardhë.

Bukuroshja e ka kompletuar pamjen me një palë syze dielli si dhe një çantë të markës Dior.

Në prapavijë po ashtu shihet një pamje e mrekullueshme e vendit ku po qëndron.

Ky do të jetë një emision rikthyes për Kiarën në Top Channel.

revista.one/