“Kiarës i ulem në gjunjë”, Luizi paralajmëron surprizë në Shën Valentin

“Kiarës i ulem në gjunjë”, Luizi paralajmëron surprizë në Shën Valentin

February 11, 2023 0

Shën Valentini është ditë e veçantë edhe për dyshen Luizi dhe Kiara, të cilët i gjen brenda shtëpisë së famshme të Big Brother VIP Albania.

Por, kjo nuk do ta ndaloj Luizin që këtë ditë ta bëjë sa më të veçantë për Kiarën dhe pak nga befasia e tij e ka zbuluar gjatë ditës së sotme.

Këngëtari tha se befasia që po përgatit për moderatoren do të mbetet në histori pasi nuk ka ndodhur në asnjë Big Brother në vitet e kaluara.

“Të martën do e shohin se çfarë është, do të bëjë një gjë që do të mbesë në histori për shumë gjatë, është diçka që nuk e ka bërë askush në asnjë Big Brother”, ka thënë Luizi.

Më tej ai u shpreh se Kiara është e vetmja femër pas nënës së tij për të cilën ai do të gjunjëzohej.

“Pas nënës time është femra e vetme që i ulem në gjunjë, nuk ka arritur askush që të më bëjë të përkulem”, tha Ejlli.

Ndërkohë, kujtojmë që sonte mbahet spektakli i radhës dhe njëra nga banoret e nominuara: Olta, Deamishel ose Tea pritet të largohen përfundimisht nga shtëpia e famshme.