Kida në Vjenë me Ledri Vulën për koncert, foto në jaht gjatë pushimit

Kida në Vjenë me Ledri Vulën për koncert, foto në jaht gjatë pushimit

September 12, 2021 0

Me ndalimin e mbrëmjeve e koncerteve në Kosovë, artistët tashmë kanë nisur turin nëpër Evropë.

Kështu, këngëtarja Orhidea Latifi-Kida mbrëmë (e shtunë) ka qenë për të performuar në Vjenë së bashku me reperin Ledri Vula.

Këngëtarja duket se po e shijon qëndrimin atje, ndlrsa ka publikuar për fansat disa fotografi atraktive.

Ajo është shfaqur në top formë në një palë bikini ngjyrë portokalli, e një fustani të bardhë transparent.

Flokët rozë dhe pozat tërheqëse nga një jaht kanë bërë që të komentohet e të marrë reagime të shumta pozitive.

Mijëra pëlqime krahas postimit janë grumbulluar menjëherë pak minuta pas publikimit.

Kida momentalisht po shijon suksesin e projektit të ri “Dinero” që për pak ditë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në YouTube. revista.one/