Kim de l’Horizon fiton “German Book Prize”, qeth flokët në mbështetje të grave të Iranit

Kim de l’Horizon fiton “German Book Prize”, qeth flokët në mbështetje të grave të Iranit

October 18, 2022 0

Kim de l’Horizon është fituesja e Çmimit Gjerman të Librit 2022. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të hënën në mbrëmje në Frankfurt, autorja me origjinë zvicerane qethi flokët për të shprehur solidaritetin e saj me gratë në Iran.

“Ky çmim nuk më përket vetëm mua” tha shkrimtari pas shpalljes së rezultatit. Kim de l’Horizon, e cila qartësisht nuk e konsideron veten si burrë apo grua, apo si të dyja në të njëjtën kohë, fillimisht nxitoi në publik për të përqafuar bashkatdhetarët.

E përlotur, ajo më pas falënderoi nënën e saj, duke kënduar spontanisht një këngë. Çmimi është gjithashtu “një shenjë kundër urrejtjes, për dashurinë, për luftën e të gjitha qenieve njerëzore që janë të shtypura për shkak të trupit të tyre”.

Kim de l’Horizon është shpërblyer me çmimin për romanin më të mirë në gjuhën gjermane të vitit, i pajisur me 25 mijë euro, për titullin e saj ‘Blutbuch’, botuar nga DuMont. Ajo evokon pikërisht temën e gjinisë.

“Lindur në vitin 2666”

“Me energji të jashtëzakonshme krijuese, narratori i romanit “Libri i gjakut” kërkon gjuhën e tij”, thotë juria, e cila u ndje “e provokuar, por entuziaste”. ‘Cilat janë format e mundshme narrative për një trup që i shpëton përfaqësimeve tradicionale të gjinisë?’ Forma letrare është në lëvizje të përhershme: ‘Çdo përpjekje për gjuhën, nga skena plastike deri te kujtimet në formën e një eseje, vendos një urgjencë dhe një forcë novacioni letrar që provokoi dhe emocionoi jurinë”, theksoi juria.

Kim de l’Horizon ka lindur afër Bernës në vitin 1992, ka studiuar gjermanisht, dhe ka ndjekur studimet për film dhe teatër në Cyrih, dhe botuar shkrime letrare në Biel.

“Blutbuch”, vepra debutuese e l’Horizon, ka fituar gjithashtu Çmimin e Letërsisë së Fondacionit “Jurgen Ponto”. Gjashtë kandidatët finalistë për Çmimin Gjerman të Librit, me një vlerë prej 25,000 € (24,590 dollarë), ishin përkatësisht Fatma Aydemir, Kristine Bilkau, Daniela Droscher, Jan Faktor dhe Eckhart Nickel.

“Në kërkimin e tyre për një vepër që nxjerr në pah kompleksitetin e letërsisë në gjuhën gjermane, juria vlerësoi 233 vepra”, tha Karin Schmidt-Friderichs, presidente e Fondacionit për Kulturën e Librit dhe Promovimin e Leximit të Shoqatës Gjermane të Botuesve dhe Librashitësve.

revista.one/