“Kishte kopjuar videoklipin”, sherri i reperëve nga Londra me Don Xhon, ja si është e vërteta

“Kishte kopjuar videoklipin”, sherri i reperëve nga Londra me Don Xhon, ja si është e vërteta

January 29, 2022 0

Sevi dhe Frankiln janë dy vëllezërit reperë shqiptarë nga Londra, këngët e të cilëve kanë marrë miliona klikime në Youtube.

Në një intervistë ekskluzive në emisionin “Why?Not” në RTV Ora, ata sqarojnë arsyen e sherrit me këngëtarin Don Xhon, pasi në internet ka qarkulluar një video ku dy vëllezërit i bëjnë “Diss” Don Xhonit.

Por si qendron e vërteta?

Vëllezërit thonë se e gjitha ishte një keqkuptim dhe se sherri më shumë u krijua nga fansat e dy palëve.

Sevi thotë se e gjitha filloi nga një postim, në të cilin ai kishte shkruar se Don Xhon ka kopjuar klipin e vëllait, Franklin.

Sevi: Dua që t’i biem shkurt. Ishte një keqkuptim. Thjesht unë pata nxjerrë një foto, që ai kishte kopjuar videoklipin e Franklit. Fansat e bënë shumë të madh sherrin. Kanë qejf të shohin konflikt. Unë personalisht dhe vëllai im nuk jemi çuna që shajmë në rrjetet sociale, ishte një gjë momentale.