Kjo është konkurrentja nga Kosova që do të marrë pjesë në “Dance With Me”

Kjo është konkurrentja nga Kosova që do të marrë pjesë në “Dance With Me”

September 11, 2022 0

“Dance With Me” në “TV Klan” është emisioni në garë me  “Dancing With the Stars” në “Top Channel”.

Në “Tv Klan” janë bërë publikë tani vetëm disa emra që do të marrin pjesë. Ata janë  Orgesa Zaimi, Lorenc Vangjeli dhe Valon Shehu.

Tashmë, këtyre emrave do t’i bashkohet edhe Arta Nitaj, siç bën të ditur “Kryefjala.com”.

Përsa i përket “Dancing With the Stars”, mbrëmë faqja zyrtare zbuloi konkurrentin e radhës, Ardit Çunin.

Emrat e tjerë që do të konkurrojnë në “Dancing With the Stars” mbeten për t’u zbuluar në vazhdim.

Bora Zemani dihet që do të jetë prezantuese e “Dancing With The Stars”. Mirëpo, tashmë raportohet se edhe Donald Veshaj do të jetë bashkëprezantues në spektaklin e kërcimit.

Sa i takon kryetarit të jurisë, do të jetë koreografi i njohur dhe balerini Kledi Kadiu.

revista.one/