Kombëtarja bën prova për himnin, dirigjent ‘maestro’ Reja (video)
June 3, 2021Kombëtarja shqiptare e futbollit ndodhet në Uells dhe futbollistët kanë gjetur edhe kohë për relaks.
Në videon e publikuar nga FSHF, futbollistët duket se po bëjnë prova para ndeshjes duke kënduar himnin kombëtar buzë detit.
Si dirigjent ka improvizuar trajneri Edi Reja i cili drejtonte ritmin e futbollistëve. Më 5 qershor Shqipëria sfidon në miqësore Uellsin, kurse 3 ditë më pas udhëton në Çeki për një tjetër miqësore.