“Me cilin shpirt e shkrove këngën time? Do nxjerr origjinalin” Ledjana akuzon Mevlanin për muzikë të vjedhur!

“Me cilin shpirt e shkrove këngën time? Do nxjerr origjinalin” Ledjana akuzon Mevlanin për muzikë të vjedhur!

June 3, 2021 0

Ledjana akuzon Mevlanin se kënga kushtuar asaj, është e dikujt tjetër. Ajo ka publikuar një pjesë nga kënga “Ledjana”, që Mevlani ja dedikoi asaj gjatë kohës që ishin në emision. Por nga pjesa që Ledjana ka postuar duket se zëri nuk është i Mevlanit. Kështu, Ledjana po përpiqet të vërtetojë faktin se kënga për të nuk është shkruar nga vetë konkurrenti i “Për’puthen”.

“Vjen së shpejti versioni origjinal”, ka shkruar Ledjana përkrah videos së shkurtër, duke treguar se për pak kohë do të zbulohet gjithë e vërteta.

Ledjana nuk i priti mirë komentet në drejtim të saj në një intervistë në “Shqipëria live” nga Mevlan Shaba.

“Unë me Antonelën nuk jam hasmëri dhe nuk mund të sillem me arrogancë ndaj Antonelës dhe ti them largohu se të ka inat Ledjana. Kështu pas këtij veprimi kuptova se Ledjana nuk është xheloze, por ka inat pse Antonela rri afër meje”, tha Mevlani.

Më pas nuk mungoi as reagimi i Ledjanës.

“Nuk ngrihet asnjëherë imazhi yt duke ulur imazhin e tjetrit, aq më pak duke u viktimizuar. Kjo është drejtësia juaj, që flisni në emision për mua dhe unë që duhet të isha prezent për t’i sqaruar gjërat nuk më fton njeri.

E nëse unë paskam shkuar për famë dhe jam shtirur, pyes veten po të tjerët për çfarë? Për klikime këngësh? Me cilin shpirt e shkruajte këngën time se e vërteta është ndryshe…”, shkroi Ledjana në disa postime në Instagram. revista.one/