Komiteti: Në spitalet Covid po shtohen gratë shtatzëna dhe fëmijët

Komiteti: Në spitalet Covid po shtohen gratë shtatzëna dhe fëmijët

September 22, 2021 0

Komiteti Teknik i Ekspertëve gjatë mbledhjes së stome, njoftoi se nuk do të ketë ndryshim masash për 2 javët në vazhdim.

Pra, ora policore do të vijojë të nisë nga ora 23:00 deri në orën 06:00. Gjithashtu, lejohet grumbullimi i qytetarëve deri në 50 vetë dhe në 30 % të kapaciteteve të ambienteve sportive apo kulturore. Mbeten në fuqi masat në hyrjet e daljet nga vendi.

Fëmijët

Gjatë mbledhjes së Komitetit të Ekspertëve, mjekja pediatre, Gjerogjina Kuli, tregoi fëmijët e infektuar me virusin dhe si e përballojnë ato betejën me sëmundjen. 

Sipas mjekes, ka pasur një rritje të infektimit të fëmijëve, por për fat të mirë, ata nuk paraqesin komplikacione të shumta. Po ashtu, mjekja nënvizoi se fëmijët deri më tani, nuk kanë paraqitur komplikacione post-COVID.

“Edhe te ne është pasqyruar rritja e rasteve pozitive në këtë valë të re të COVID-it. Kemi një rritje të ritmit të shtrimeve në fëmijë të formave të mesme të moderuara, por fatmirësisht situata klinike është në kontroll.

Fëmijët ranimohen brenda disa ditësh dhe na kanë dhënë mundësi të mos kalojmë kapacitetet spitalore. Fatmirësisht shifrat e fatalitetit mbeten po ato që kemi dhënë, s’kemi asnjë rast deri më tani me komplikacione post-COVID”, tha mjekja.

Gratë shtatzëna

Profesor Dhimitër Kraja ka informuar mbi situatën me shtrimet në spitalin COVID-1 dhe COVID3, ku aktualisht marrin shërbim pacientët e infektuar me koronavirus. Kraja pohoi se të shtruar janë 230 pacientë, ndërsa shtoi se ka një kapacitet prej 30% të lirë në dy spitalet. 

Mes të tjerash ai nënvizoi faktin se mes të shtruarve ka edhe gra shtatzëna dhe mosha të reja deri në 19 vjeç.

“Në spitalin Covid 1 dhe 3 në QSUT, ndodhen të hospitalizuar 230 pacientë. Kapaciteti është i disponueshëm, pasi kapaciteti prej 30 % është u lirë. Të shtruarit vijnë kryesisht nga Tirana, Durrësit, Elbasani, por dhe nga rrethet të ndryshme. Grupmoshat janë nga 19 vjeç deri në 89 vjeç.

Mbizotëron mosha 50-60 vjeçe. Në këtë fazë ka më shumë raste të grave shtatzëna që vijën me CVID, një pjesë e të cilave janë dhe me forma serioze. Rreth 95% e rasteve janë të pavaksinuar. Sa i përket formave klinike, rreth 63% e rasteve paraqesin forma të mesme, të rënduara. 24 % janë forma të rënda dhe 13 % forma kritike. Të intubuar janë 13, në sipap janë 16 pacientë. A ka fatalitet nga rastet e vaksinuara? Ka dhe ato janë më të vogla. Janë praktikisht 0.0.06% e tyre. vdekjet ditore luhajten nga 5.1-5.4%.”, tha ai.

revista.one/