Konfirmoi pjesëmarrjen në “BBVIP”, por reperi bën njoftimin që lë dyshime 

Konfirmoi pjesëmarrjen në “BBVIP”, por reperi bën njoftimin që lë dyshime 

January 12, 2024 0

Reperi Bardhi ishte ndër të parët prej listës së konkurrentëve të Big Brothet VIP 3, që jo vetëm e pranoi pjesëmarrjen, por në një koncert kërkoi edhe votat e publikut, duke nisur kështu fushatën para gjithë të tjerëve.

Megjithatë sot, Bardhi ka shpërndarë një postim në Instagram, ku njofton një koncert të tijin në një prej club-eve të Tiranës, pikërisht më 13 janar, ditën e premierës së “BBVIP”, duke na bërë të dyshojmë që në fakt, nuk do të jetë pjesë e programit. 

Kështu, ose Bardhit s’i ka thënë gjë njeri kur nis “BBVIP”, ose konfirmimi i hyrjes së tij në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri, ishte një mënyrë për të “ironizuar” gjithë mediat. Mbase do japë një koncert të shpejtë, para se të hyjë në reality show..

Sido që të jetë, le të mos e llogarisim Bardhin momentalisht…

revista.one/