Konkurenti i “Love Island Albania” tërheq vëmendjen e mediave angleze

Konkurenti i “Love Island Albania” tërheq vëmendjen e mediave angleze

September 13, 2023 0

Suksesi dhe zhurma  e Love Island Albania, ka depërtuar përtej kufijve. Banori më i ri i vilës së dashurisë, Haris Narmani ka tërhequr vëmendjen.

Prestigjozet “The Sun” dhe “Daily Star” i kanë dedikuar shkrime 22 vjecarit i cili ka qenë pjesëmarrës edhe në “‘Love Island UK 9”.

“Haris, 22 vjeç, u shfaq në një video prezantuese duke folur në shqip, ku në ekran u futën titujt e gazetave për ish të dashurën e tij të ‘tërbuar’ që e thërriste jashtë. Disa poza të tij duke grushtuar në ajër si boksier janë futur në intervistë, e cila është interesante duke pasur parasysh arsyen e largimit të tij nga emisioni në Mbretërinë e Bashkuar”, shkruan The Sun duke shkaktuar reagime nga vendasit.

Gjithashtu, edhe miqtë e tij që kanë marrë pjesë në reality show-n ne Angli, nuk kanë nguruar që t’i urojnë atij suksese në rrugëtimin dhe aventurën e re që ka nisur në “Love Island Albania”.

Një nga personat që e ka uruar është edhe Kai Fagan, një nga fituesit e programit.

revista.one/