Kosi me fekale në markete, AKU fsheh sasinë e hedhur në treg dhe emrin e kompanisë

Kosi me fekale në markete, AKU fsheh sasinë e hedhur në treg dhe emrin e kompanisë

January 14, 2022 0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit më shumë se sa konsumatorin, duket se ruan anonimitetin e kompanisë e cila u kap me mbingarkesë mikrobike.

AKU ka konfirmuar në faqen zyrtare se është urdhëruar të tërhiqen nga tregu produktet e rezultuara të kontaminuara me enterobakter.

Por pavarësisht njoftimit, ky institucion nuk tregon se për kë kompani bëhet fjalë, por ka bërë publike vetëm inicialin “Gj” të subjektit. 

Gjithashtu njoftimi është i cunguar edhe sa i përket sasisë së prodhuar me këtë problem, sasisë së hedhur në treg dhe sa është shitur.

“Subjekti është urdhëruar të tërheqë nga tregu produktet e rezultuara pozitive. Është kryer bllokimi i linjës së prodhimit të produktit kos dhe salcë kosi, si dhe u vendos bllokimi i sasisë së produktit të gjetur prej të cilit u morën mostra për analizim”, thuhet në njoftimin e AKU.

Ndërkohë në disa markete ku tregëtohet qumështi dhe nënproduktet e kësaj kompanie është kërkuar për konsumatorët që produketet që kanë datën e skadencës 14, 15 dhe 16 shkurt 2022 t’i kthejnë në market për të bërë zëvendësimin e tyre.

Në fakt një njoftim i standardeve të BE është dhënë vetëm pak muaj më parë nga autoritetet evropiane, ku u konstatua lëndë e pa lejuar në çokollata dhe akullore. Në atë kohë u bë e ditur sasia, marka, momenti i prodhimit dhe element të tjerë që i shërbenin konsumatorit për të marrë masa mbrojtje. revista.one/