Krenaria e Kosovës, Majlinda Kelmendi stoliset me një tjetër medalje në Tel Aviv
February 19, 2021Fjala është për krenarinë e Kosovës, Majlinda Kelmendi, e cila vazhdon të jetë motivimi i të rinjve dhe të rejave në vendin tonë me fitoret e njëpasnjëshme. Xhudistja nga Peja mori dy fitore të vështira, duke arritur në gjysmëfinale ndaj britanikes, Chelsea Giles. Majlinda Kelmendi e ka mbyllur kështu në vendin e tretë turneun e xhudos, të zhvilluar në Tel Aviv të Izraelit.
Xhudistja kosovare është stolisur me medaljen e bronztë pasi përfundoi e treta në kategorinë deri në 52 kg në Grand Sllamin që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Kjo e fundit e surprizoi kampionen olimpike dhe e mundi, duke siguruar kalimin në finale. Pas eliminimit, Kelmendi do duhej të zhvillonte ndeshjen për medaljen e bronztë ndaj belges, Charline Van Snick.
Kjo e fundit nuk u paraqit në këtë ndeshje për shkak të një dëmtimi, duke i dhuruar fitoren në tavolinë Kelmendit, e cila del e treta në këtë turne, teksa në fillim të kompeticionit pretendonte medaljen e artë.
Paraprakisht Majlinda ka fituar me Ippon kundër gjermanes Annika Ëurfel e po ashtu përballë ruses, Alesya Kuznetsova.
Kosovën në Grand Slamin e Tel Avivit të premten e përfaqësojnë edhe Akil Gjakova dhe Laura Fazliu. /revista.one/