Krim në familje në Klos, kryefamiljari i dehur goditet në kokë nga gruaja dhe vajza

Krim në familje në Klos, kryefamiljari i dehur goditet në kokë nga gruaja dhe vajza

July 26, 2021 0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Klos, por që bëhet me dije vetëm mëngjesin e sotëm.

Dyshohet që viktima Ylber Elezi është goditur nga familjarët e tij, pas një sherri në familje. Ai është goditur në koke, ndërsa ka qenë i dehur. Sherri në familje ka nisur që prej orëve të para te mbrëmjes, ndërsa kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë.

Të dyshuara janë gruaja dhe vajza e tij. Policia bën me dije se ata janë njoftuar në orët e vona për ngjarjen dhe kanë shkuar në shtëpinë e familjes Elezi, në fshatin Gurrë e Vogël, por nuk janë lejuar të futen brenda nga gruaja dhe vajza e viktimës.

Pas disa tentativave, sherbimet e Policisë janë futur me forcë në shtëpi dhe kanë gjetur të vdekur, me shenja dhune në trup shtetasin Ylber Elezi, 48 vjeç. Menjëherë ata kanë bërë shoqërimin në polici të gruas M.Elezi dhe vajzës A.Elezi.

Ka dyshime se nënë e bijë, pas një sherri të çastit kanë qëlluar për vdekje kryefamiljarin. Edhe fqinjët kanë tentuar të futen në shtëpi pasi kanë dëgjuar zhurma dhe të bërtitura, por nuk janë lejuar nga dy shtetaset e shoqëruara në Polici.

Njoftimi i Policisë:

“Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. E., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. E., ka shfaqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë.

Shërbimet e policisë  kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. E., 47 vjeç.

Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. E., dhe vajza e tyre A. E., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe  dokumentimin me prova ligjore të saj.”

Deshmia e fqinjit

Fqinjët deklarojnë se viktima ishte përdorues alkooli në masë, ndërsa shtojnë se gruaja e tij ishte me probleme mendore dhe vajza në depresion.

“Realisht nuk e dimë si ka ndodhur ngjarja, por dëgjuam një zhurmë dhe dolëm jashtë, ku pamë që dera ishte e mbyllur. Nuk ishim si të hynim, kështu që njoftuam policinë, që erdhi në 22:30.

Viktima ishte përdorues alkooli në masë, bashkëshortja ishte me probleme mendore, ndërsa vajza prej ditësh ishte në depresion.

Energjinë elektrike ua patëm lidhur para pak ditësh, por e shkatërruan se me të meta mendore. Ata nuk kuroheshin me ilaçe. Ylberi ishte goditur me sende të forta në kokë, me dru ose me tullë”, deklaron fqinji i viktimës.

revista.one/