Kriset miqësia e dy ish-banorëve të BBV/ E vërteta e sherrit për para të Ilirit dhe Sabianit

Kriset miqësia e dy ish-banorëve të BBV/ E vërteta e sherrit për para të Ilirit dhe Sabianit

May 22, 2022 0

Sabiani me deklaratat e tij ka lënë të kuptohet se me Ilirin tashmë miqësia e lidhur në Big Brother VIP ishte krisur.

Teksa të premten e kaluar ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” në “Top Channel”, Sabi nuk i kurseu deklaratat për “vëllanë” e tij.

“Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty”, u shpreh Sabiani.

Ky i fundit festoi një ditë më parë ditëlindjen, ku nuk kanë munguar urimet e shumta nga fansat, familja, kolegët, miqtë dhe ish-banorët e BB VIP. Por ajo që ra më shumë në sy, duke pasur parasysh edhe deklaratat e fundit të Sabianit, ishte fakti që balerini i njohur nuk bëri një urim publik për këngëtarin.

Menjëherë pas deklaratës së këngëtari, ka reaguar edhe fituesi. “Mendoj që ne të dy i kemi dhënë shumë njëri-tjetrit, si brenda, edhe jashtë shtëpisë. Kur dikush bën për mua, di t’ia vlerësoj dhe ta rikëmbej pa ma kërkuar askush. Rëndësi ka kur miqtë dinë çfarë bëjnë dhe flasin në situata të ndryshme, për më tepër kur jemi në qendër të vëmendjes dhe para syve të publikut. Gjithsesi, mendoj që Sabiani është njëri nga ata që, nëse më ka qëndruar më afër një herë, i kam treguar që di ta vlerësoj dhjetë herë, si me fjalë, ashtu dhe me vepra. Pastaj, fjalët e tepërta janë fukarallëk dhe komentet e lagjes tek unë s’kanë asnjë efekt”, është shprehur Iliri.

Balerini tha se aktualisht është angazhuar me disa projekte në Itali, të cilat u shtynë për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP. I pyetur për mikun më të mirë pas BB, Iliri tha se ka disa miq të mirë, me të cilët vazhdon që të mbajë marrëdhënie të mira, por pa përmendur emrin e Sabianit.

“Kam disa miq të mirë dhe vazhdoj të mbaj marrëdhënie të mira me ta, sepse dinë çfarë flasin pa kushtëzime dhe pretendime, si gjatë programit, ashtu edhe pas tij. Në miqësi çdo gjë duhet të lindë në mënyrë spontane dhe nga zemra, përndryshe është falsitet dhe hipokrizi”, tha ai. Më tej fituesi i “Big Brother” u shpreh se madje kishte ndarë me Sabianin edhe një pjesë të parave që kishte fituar. “S’ka mbetur gjë më për investime, sepse gjysma e çmimit u dha për bamirësi, pa asnjë influencim ose detyrim dhe shumë shpejt do merrni lajmin sa gjë e bukur po bëhet. 

Këtë dhuratë e kisha shkruar vetë në formularin e BBV që kur isha në izolim në hotel, para se të fillonte programi. Gjëja më e bukur pas një eksperience të tillë është të falënderosh njerëzit që kisha dhe ndjeja pranë meje, prandaj përveç miqësisë, respektit, një pjesë ua dhurova Emanuelës dhe prindërve të mi për gjithë sakrificat e tyre, një pjesë i është dhuruar Sabianit për miqësinë e krijuar në shtëpi dhe për faktin që doja ta kisha me vete në finale E vërteta e sherrit për para të Ilirit dhe Sabianit dhe, sigurisht, një pjesë i është destinuar vëllait tim Olti, që s’e ka marrë akoma. Për veten, jam i kënaqur dhe më mjafton emri i fituesit. U jam mirënjohës të gjithë njerëzve që më përkrahën. Unë nuk hyra për para në BBV dhe jam shumë mirë kështu”, ka treguar balerini i njohur për “Revista Class”.

Por teksa ai konfirmoi se një pjesë të parave ia kishte dhënë Sabit, askush nga miqtë dhe njerëzit e afërt të dy miqve nuk di që një shumë e tillë të jetë derdhur për Sabianin. Shkak për krisjen e miqësisë së tyre nuk kanë qenë paratë, por tensionet të krijuara ditë pas dite nga dy protagonistët e kësaj historie.

Ndërkohë edhe këngëtari ka folur për çmimin e madh 100 mijë euro që Iliri fitoi. Duke qenë se shpesh në shtëpi balerini kishte deklaruar se do ta ndante çmimin e tij, pyetjet rreth parave nuk kanë munguar pas përfundimit të lojës për të dy personazhet. I pyetur nga gazetari i “Shqipëria Live” në lidhje me fitoren e mikut të tij, Sabiani u përgjigj: “Fitoi Iliri, fitoi Sabiani. Akoma nuk kemi bërë plane”. 

Ndërsa kur u pyet nëse i dha ndonjë lek, këngëtari u shpreh:“Pyetja më fal për shprehjen, më ordinere. Unë ia kam falur 100 mijë euroshin brenda nuk dua lek nga askush”.

Pas gjithë zhurmës së krijuar së fundmi për ata të dy, Sabiani ka reaguar sërish, duke u përpjekur të sqarojë se me Ilirin vijojnë të jenë miq të mirë. Mes gjithë dyshimeve se mes shoqërisë së ngushtë të Ilirit dhe Sabianit ky i fundit ka vendosur që të sqarojë gjithçka me një postim. Ai ka publikuar një “InstaStory” ku shkruan: Qentë le të lehin, karvani ecën përpara.

Me një foto të vjetër me fituesin e “Big Brother”, ai ka vendosur të shuajë zërat, por që duket se nuk ia ka dalë.