“Ku janë këta që do të ndërtonin shtëpi për njerëzit në nevojë?” Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’ ironizon Donald Veshajn

“Ku janë këta që do të ndërtonin shtëpi për njerëzit në nevojë?” Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’ ironizon Donald Veshajn

July 11, 2022 0

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” Shqipe Hysenaj ka ironizuar Donald Veshajn në rrjetet sociale, lidhur me 4 shtëpitë që ka thënë se do ndërtojë për njerëzit në nevojë.

Ajo ka shprndarë videon virale të një vajze e cila i ka kërkuar një shoferi ta shtypte sepse ishte ndarë nga i dashuri. Krah saj shkruan:

“Ku janë këta që do të ndërtonin shtëpi për njerëzit në nevojë? Apo harruat? Po këta lypsat e Tik Tokut? Mjerë ju që dërgoni dhurata, i duatrokisni dhe i përkrahni sepse asnjë story nuk nxjerrin për njerëzit në nevojë dhe për shumë të tjerë që janë me probleme…siç i keni ngritur ka ardhur koha t’i ulni që ta ndjejnë tronditjen lypsat. Hiqini follow-in se është e njëjta gjë si t’i marrësh karamelen një fëmijë të vogël, do qajnë”.

Në reagimin e parë që bëri pas daljes nga “Big Brother Vip”, Donaldi tha se ka vendosur që të ndërtojë nga paratë e tij 4 shtëpi për familjet në nevojë, madje ftoi edhe fituesin Ilir Shaqiri që të bëhet pjesë e nismës. Në një video të publikuar në Instagram aktori shprehej se dy shtëpi do të ndërtohen në Kosovë dhe dy në Shqipëri, në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij.

Megjithatë, Donaldi është shprehur se po merret me këtë çështje.

“Po katër shtëpi sepse janë shumë njerëz që komentojnë “Jo po ky duhet t’i kishte bërë ato shtëpitë”. Jam duke u marrë me rastet kam premtuar dy shtëpi në Kosovë dhe sy shtëpi në Shqipëri.”- u përgjigj Donaldi.

revista.one/