Kur ishte modele në Itali, Beniada Nishani: Çdo fotografi fsheh një kujtim

Kur ishte modele në Itali, Beniada Nishani: Çdo fotografi fsheh një kujtim

March 31, 2022 0

Beniada Nishani është bërë e njohur më shumë për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP. Finalistja e edicionit të parë të BB përpara se të futej në spektakël, ka qenë e njohur në Itali si modele. Ajo është rritur në shtetin italian dhe ka krijuar një karrierë të bujshme në fushën e modelingut. Duke qenë se pas mbarimit të BB VIP tha se do të kthehej përfundimisht për të jetuar në Tiranë, biondja ka risjell disa nga momentet të kohës së artë – kur ishte modele.

“Disa nga fotot më domethënëse të karrierës sime, çdo foto fsheh një kujtim, unik dhe të keq. Një fragment i kohës së pavdekshme”, u shpreh Beni.

Kujtojmë, se Beniada marrë pjesë edhe në disa filma, si në “Loro” në rolin e të dashurës së Silvio Berlusconit.

Sido që të jetë, në Big Brother VIP mori vëmendjen e të gjithëve me energjinë pozitive dhe veprimet që bëri gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së madhe. revista.one/