Kush do ta moderojë Big Brother? Arbana Osmani i dërgon “zemra” Ledion Liços

Kush do ta moderojë Big Brother? Arbana Osmani i dërgon “zemra” Ledion Liços

December 19, 2023 0

Para disa javësh është zbuluar se edicioni i tretë i “Big Brother VIP” do të fillojë me 13 janar 2024, ndërsa emrat e shumë personazheve të njohur shqiptare po përfliten se do të bëhen pjesë e spektaklit.

Ndërsa në rrjet qarkulluan lajme se Arbana Osmani dhe Ledion Liço nuk ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, për shkak të “luftës” për të marrë drejtimin e “BBV”.

Megjithse zërave ua ka vënë kapakun vetë moderatorja me veprimin e fundit. Ledioni së fundmi ka postuar në Instagram një foto me bashkëshorten e tij, ndërsa Arbana e ka komentuar atë me një emoji me “sy zemra”.

Megjithëse duket se dyshja e kanë rregulluar marrëdhënien me njëri-tjetrin, akoma nuk dihet se cili nga ata do të prezantojë këtë reality show.

revista.one/