Kush e fiton Big Brother VIP,  vajza e Ilirit jep notat për banorët

Kush e fiton Big Brother VIP, vajza e Ilirit jep notat për banorët

January 5, 2022 0

Emily, vajza e Ilir Shaqirit sot ka qenë e ftuar te “Shqipëria Live” dhe ka folur për lojën e “Big Brother VIP”.

Ajo tha se Arjolën e pëlqen shumë dhe se i duket lojtare e fortë, gjithashtu Donaldi i duket lojtar i fortë, pavarësisht se nuk e pëlqen.

Përsa i përket puthjes në buzë, që ajo shkëmbeu me babain dhe u bë virale.

Emily tha se kishte 4 muaj pa e parë dhe se e kishte marrë malli dhe kjo ishte një shenjë malli e se e konsideron diçka natyrale.

Vajza e Ilirit tha se ai gjest mund të interpretohet keq në qoftë se do ishte në një situatë tjetër, por jo kur një vajzë kishte 4 muaj pa e takuar babain e saj.

Emily u shpreh se aroma e tij i mungonte shumë. revista.one/