Kush është balerina që do të kërcejë në krah të deputetit (VIDEO)

Kush është balerina që do të kërcejë në krah të deputetit (VIDEO)

September 14, 2023 0

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi do të jetë një nga konkurrentët e “Dancing With The Stars”, ku për t’u bërë pjesë e sfidës së kërcimit do i duhet të “heqë” kostumin e zyrtarit dhe të bëhet një me ritmin dhe kërcimin.

Demokrati do të zbresë për herë të parë në pistën e kërcimit krah Livias, që do të jetë partnerja e tij gjatë kësaj eksperience.

Sfida e kërcimit do të nisë së shpejti dhe partnerja e deputetit demokrat në skenë punon si balerinë e parë në trupën e Baletit të TKOB.

Duket se Korreshi është gati të provojë një eksperiencë të re në ekranin televiziv shqiptar me motivin për të fituar çmimin e madh, të cilën ai premtoi t’jua dhurojë shtëpisë së fëmijëve autik.

revista.one/