Kush ia mësoi pikturën Donald Veshajt? Ish-e fejuara që pati ndikim te karriera e tij
April 16, 2022“E dashura e parë e bëri piktor, e dyta prezantues, e treta këngëtar”, ishte një ndër komentet më të spikatura në You Tube, për Donald Veshajn. Komenti i bërë pas publikimit të këngës “Picasso) ka sjellë edhe njëherë në vëmendje historinë që aktori ka patur para se të njihej me Bora Zemanin.
Ai dhe partnerja e tij, Sara qëndruan së bashku për 4 vite dhe madje në media u shkruar se dy të rinjtë ishin edhe të fejuar. Sara nuk është një personazh publik dhe aktualisht jeton në Milano dhe është Interior dhe Graphic Dizanjere.E duket se ka qenë pikërisht Sara që e ka afruar Donaldin më shumë me botën e artit, ku pas shkollimit në Lice, ai dhe Sara bashkëpunuan së bashku edhe në disa projekte, veç marrëdhënies private. Por gjërat ndryshuan kur Donaldi u bë i famshëm.
Teksa Sara preferoi të zgjidhte Italinë për të punuar dhe jetuar, Donaldi kishte ambicje të tjera. Pas një periudhe të shkurtër të një lidhjeje në distancë, çifti i dha fund kësaj historie, por duke mbetur ende miq të mirë edhe sot. Sara nuk ka fshirë gjurmët e Donaldit në profilin e saj në Instagram, madje ajo ruan shumë foto me aktorin, që të tjerët i kanë bërë “tag”. Edhe në profilin e saj ndodhet një foto me Romeon që duket se kanë gëzuar një raport shumë të mirë. revista.one/