“Kush ta mbush zemrën?”- Sara Hoxha i përgjigjet pyetjes me “spec”

 “Kush ta mbush zemrën?”- Sara Hoxha i përgjigjet pyetjes me “spec”

January 23, 2024 0

Pas ndarjes së bujshme nga Ledri Vula, Sara Hoxha ka nisur pushimet jashtë shtetit së bashku me vajzën PoemBlu dhe shoqet e saj më të mira. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ka ndarë me ndjekësit momente nga pushimet e saj.

Së fundmi Sara ka postuar në InstaStory një mesazh që i ka ndërguar një ndjekëse, e cila e pyet: “Egon tënde e mbushe por zemrën kush ta mbush?”

“Pyetje me spec kjo?”- ka shkruar influencerja krahas fotos së postuar.

Mirëpo Sara nuk e ka lënë me kaq, pasi krahas fotos së një pjate me ushqim ajo shkruan: “Të mbushim barkun meqenëse nuk mbushim dot zemrën”, duke treguar kështu se akoma nuk ka nisur një lidhje të re dashurie.

revista.one/