Ky është efektivi i RENEA-s i arrestuar, akuzohet se krijoi një rrjet për shpërndarjen e kokainës

Ky është efektivi i RENEA-s i arrestuar, akuzohet se krijoi një rrjet për shpërndarjen e kokainës

August 21, 2021 0

Ky është efektivi i RENEA, Rael Luli, i cili u arrestua më 20 gusht 2021 gjatë një operacioni antidrogë në kryeqytet.

Efektivi akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal duke arritur të krijonte një rrjet me disa persona që shpërndanin kokainë dhe hashash.

Një pjesë e këtij grupi u kap në muajin qershor nga policia dhe prokuroria e Tiranës.

Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusave”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxenesve.

Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.

revista.one/