U gjet brenda “Fiat-it” në Vlorë, 25 vjeçari nga Tirana ishte vrarë me plumb në kokë

U gjet brenda “Fiat-it” në Vlorë, 25 vjeçari nga Tirana ishte vrarë me plumb në kokë

August 21, 2021 0

Xhuljan Bullari është 25 vjeçari që është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm në zonën e Babicës, në Vlorë. I riu është gjetur i pajetë nga banorët e zonës, brenda një mjeti tip Fiat Punto, në një rrugë rurale.

Nuk dihet se në çfarë rrethanash i riu ka shkuar në zonën e Babicës, pasi ai ishte me origjinë nga Elbasani dhe jetonte në Tiranë. Grupi i hetimit pritet të zbardhë të plotë ngjarjen, nëse 25 vjeçari Xhuljan Bullari është vrarë në Babicë apo trupi është dërguar atje për tu fshehur.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, është konstatuar një goditje me plumb në kokë dhe dy të tjera në trup.

Xhami i parë, në anën e majtë të mjetit, ka qenë i ulur dhe viktima ka qenë në vendin e shoferit.

Mësohet se i riu që është gjetur sot i vdekur nuk është pronari i jetit Fiat Punto me targa TR 3437 R. Ky mjet i përket një gruaje, e cila tashmë është identifikuar nga Policia. Prej disa orësh trupi i Xhuljan Bullarit ka qendruar në mogun e Vlorës, pasi ai nuk kishte mjete identifikimi me vete.

Kanë qenë familjarët e 25 vjeçarit ata që kanë identifikuar trupin e pajetë të djalit të tyre. Ky shtetas rezulton se është dënuar 3 vite më parë për trafik klandestinësh.

revista.one/