“La Boca”, vjen me videoklip kënga e Taynas me algjerianin L’Algerino

“La Boca”, vjen me videoklip kënga e Taynas me algjerianin L’Algerino

July 2, 2021 0

“La Boca” është titulli i këngës së re që Tayna e ka sjellë në bashkëpunim me L’Algerino që fillimisht ishte publikuar vetëm në versionin audio.

Gjatë të enjtes, artistët kanë vendosur që ta publikojnë edhe versionin e shoqëruar me videoklip.

Si rëndom, reperja – emri i vërtetë i të cilës është Doruntina Shala – është kujdesur që të vijë atraktive në videon muzikore.Për anën vizuale te “La Boca” është angazhuar produksioni Sekuencë që e ka realizuar videoklipin.

Samir Djoghlal, i njohur me emrin artistik L’Algerino, është reper me origjinë algjeriane i lindur në Francë.

Tayna dhe L’Algerino kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën. Në janar, ata publikuan duetin “Moona” që u shndërrua në hit dhe numëron 21 milionë shikime në YouTube.