Lajm i mirë për Eriksen, merr frymë dhe mund të flasë, shihni si e qetësojnë shokët gruan e tij

Lajm i mirë për Eriksen, merr frymë dhe mund të flasë, shihni si e qetësojnë shokët gruan e tij

June 12, 2021 0

Eskperti i merkatos, Fabricio Romano ka qetësuar fansat e futbolli me anë të një statusi në ‘’Twitter’’ duke shkruar për gjendjen momentale të Kristian Eriksen.

Romano ka zbuluar një pjesë të intervistës së agjentit të Eriksen, Martin Skots i cili ka komunikuare drejt për drejtë me babin e futbollistit.

‘Kristian Eriksen merr frymë dhe mund të flasë, ai është zgjuar’’, shkruan eksperti i merkatos duke qetësuar fansat e futbollit dhe jo vetëm.

Mesfushori i Interit pësoi atak kardiak në ndeshjen Danimarkë-Finlandë duke çuar dhe në ndërprerje të sfidë për shumë minuta. Ndeshja ka rifilluar në orën 20:30 aty ku u ndërpre.

Ataku kardiak që pësoi Christian Eriksen në fushën e lojës tronditi të gjithë botën e futbollit, ndër të tjerë dhe gruan e tij Sabrina Kvist e cila ishte e pranishme në stadium duke ndjekur Danimarkën.

Gruaja e Eriksen ka zbritur menjëherë në fushën e lojës, teksa portieri Shmajkël dhe mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer, kanë tentuar ta qetësojnë.

Në imazhet e postuara në rrjetet sociale shikohet se si gruaja e mesfushorit qan ndërsa shokët e skuadrës tentojnë ta qetësojnë. Foto janë bërë virale duket thyer zemrat e shumë tifozëve të futbollit.