Lana Del Rey flet për fotot që bënë xhirom e rrjetit teksa punonte si kamariere

Lana Del Rey flet për fotot që bënë xhirom e rrjetit teksa punonte si kamariere

September 23, 2023 0

A ju kujtohet kur Lana Del Rey u bë virale në fillim të kësaj vere teksa punonte si kamariere në lokalin ‘Waffle House’? Këngëtarja ka zbuluar së fundmi si qëndronte e vërteta pas fotove për The Hollywood Reporter.

Sipas artistes, ajo kaloi një javë në Firence, Alabama me vëllain dhe motrën e saj, e cila përfshinte udhëtime të shpeshta në të njëjtin vend sic ishte Ëaffle House. Ata e kishin kaluar gjithë mëngjesin atje si klientë përpara se dikush t’i kërkonte ndihmë Lanës.

Detyra e saj e parë ishte të ndihmonte një klient të rregullt, i cili gjithmonë porosiste të njëjtat dy gjëra: një kola-kola pa akull dhe një filxhan bosh për duhanin e tij. “Vetëm shko merri porosinë,” kujton ajo që i kishte thënë stafi i Waffle House.

Videot dhe fotot qarkulluan menjëherë, duke rezultuar në një valë vëmendjeje që Del Rey nuk e priste.

“Do të doja që albumi im të ishte bërë më viral,” kujtoi Lana për The Hollywood Reporter . “U zgjova me 10,000 mesazhe të nesërmen në mëngjes – disa nga njerëz për të cilët nuk kisha dëgjuar për 10 vjet. “Pashë foton tënde në Waffle House!” Unë i thashë, ‘A e dëgjuat albumin e ri?’

revista.one/