“Lanë fëmijët dhe erdhën në Për’puthen” Vedati largohet nga studio, Enisa qan, Buçi…

“Lanë fëmijët dhe erdhën në Për’puthen” Vedati largohet nga studio, Enisa qan, Buçi…

February 1, 2024 0

Një situatë e tensionuar përfshiu dje “Përputhen”, më një deklaratë që Arbi bëri, duke thënë që shumë konkurrentë kanë lënë fëmijët për të ardhur në këtë emision.

Kjo deklaratë revoltoi konkurrentët që janë me fëmijë, Vedatin, Endin dhe Enisën. Kjo e fundit shpërtheu në lot, po ashtu edhe Vedati, i cili doli për pak momente nga studio, për t’u qetësuar. Ndryshe nga të dy, Buçi reagoi me tone të larta.

Vedati: Ti nuk e di pse unë jam nda, është shumë e turpshme kjo që thua ti. Unë e vuaj çdo sekond që nuk e kam vajzën afër, veç ta mendoj më derdhin lotët, është gjëja më e shtrenjtë në botë që zoti ma ka dhënë.

Endi: Turp të të vijë. Të më foli ky për fëmijët e mi, të më tregojë mua ky. Ky është paragjykim. Vjen ky kalama bythe na tregon se çfarë është jeta, çfarë di ky? Nuk përdorni dot fëmijët e mi, as ti, asnjëri këtu

Enisa: Unë jam sulmuar, jam bërë leckë për faktin që kam ardhur në një emision bashuie, po më mërziti fakti që thonë që në vend që të merrni kohë në përputhen, shkoni edukoni fëmijët tua. Kur t’i nuk e di çfarë bëjmë për fëmijët tonë, mos fol fare sepse ti nuk e di çfarë do të thotë. Ti nuk di asgjë, ti kujton se ai e ka të lehtë, por ti nuk ia di historinë tjetrit, si e gjykon?

Arbri: Nuk dua me fol, se u tepruar kjo temë. Unë po tregoj anën time se ku shkojnë limitet e mija, kaq. Po them që kur i vendosem përgjegjësive të tilla, të jem i sigurt. Mami im ka pas raste ku edhe për të taku prindërit ka marrë leje te burri, ka duruar shumë gjëra të tjera dhe ka leju që edhe babi jonë të jenë pranë nesh. Edhe jetën e saj e ka lëmë mbrapa thjesht për të qëndruar bashkë

Enisa: Më mirë të ndarë se të shohësh nënën tënde duke qarë

Arbri: Për lotët që u derdhën kërkoj ndjesë, fola për veten dhe përgjegjësitë e mija.

revista.one/