Larje llogarish në Belgjikë, shqiptari qëllohet me gjashtë plumba/ Kush është Erion Hasanbelliu

Larje llogarish në Belgjikë, shqiptari qëllohet me gjashtë plumba/ Kush është Erion Hasanbelliu

June 12, 2022 0

Shqiptari Erion Hasanbelliu, i njohur si Mikel Rakipllari i ka shpëtuar një atentati në Belgjikë një natë më parë, duke mbetur i plagosur.

Mediat belge kanë raportuar se 43-vjeçari ka marrë gjashtë të shtëna në trup, shpinë dhe këmbë.

Ky emër nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi ai është përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale si atentati ndaj Sokol Çapjas, i Bledar Muça dhe vrasjen e Juljan Çelës në Belgjikë në vitin 2002.

Shërbimet e policisë janë njoftuar për ngjarjen rreth orës 20:20 pas thirrjeve në numrin e urgjencës, teksa dëshmitarët raportuan për një sërë të shtënash në qendër të kryeqytetit.

Ngjarja po shqyrtohet nga Prokuroria Publike e Brukselit, ndërsa policia po punon për gjetjen e autorit/ëve të ngjarjes.

43-vjeçari i njohur edhe si Mikel Rakipllari është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Erion Hasanbelliu u ekstradua nga Belgjika drejt Shqipërisë në 21 Tetor të vitit 2013-të pas kërkesës së Interpol, pasi ai bashkë me vëllanë akuzoheshin se në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Nogan.

Sipas informacioneve, Vëllai i Erionit, Geron Hasanbelliu është vënë në pranga në 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Arrestimi dhe ekstradimi i tij erdhi pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “Vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Sipas Policisë së Shtetit, Erion Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë shtetasit Julian Çela dhe plagosur Kasandër Noga, ku ky i fundit dyshohet se ka lidhje të forta me botën e errët të krimit.

Ai gjithashtu është përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale si atentati ndaj Sokol Çapjas dhe Bledar Muçës.

Shërbimet e policisë janë njoftuar për ngjarjen rreth orës 20:20 pas thirrjeve në numrin e urgjencës, teksa dëshmitarët raportuan për një sërë të shtënash në qendër të kryeqytetit belg, në lagjen “Place De Brouckère”.

Ngjarja po shqyrtohet nga Prokuroria Publike e Brukselit, ndërsa policia po punon për gjetjen e autorit/ëve të ngjarjes.

Kryebashkiaku i Brukseli,  Philippe Close dënoi të shtënat dhe siguroi se policia po bën gjithçka që mundet për të garantuar sigurinë e vizitorëve në kryeqytet.

“Shpresoj që policia të mund të arrestojë autorët sa më shpejt të jetë e mundur. Janë mobilizuar shumë patrulla. Dua të theksoj se të gjithë duhet të ndihen të sigurt në Bruksel dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi me ndihmën e shërbimeve të policisë”, shkroi ai. revista.one/